
The project Consortium is composed of 9 organisations from 6 countries: Albania, Armenia, Bulgaria, Georgia, Turkey and Ukraine. Coordinator of the project is the Bulgarian partner Sofia energy centre.
Bulgaria
Sofia Energy Centre – SEC – Koordinator
Qendra e Energjisë në Sofie (SEC) është themeluar në vitin 1997 si pasuese e European Community Energy Centre Sofia (themeluar në 1992). Kompania ka fituar shumë përvojë në zbatimin e projekteve të ndryshmë evropiane në fushën e energjisë në Bullgari. Gjatë periudhës së aktivitetin të saj ,kompania është përfshirë me shumë sukses në projektet dhe iniciativat të PHARE, THERMIE, SYNERGY, SAVE, ALTENER, FP4, FP5, FP6, FP7, IEE, ERASMUS, INTERREG, HORIZON 2020. Për më shumë informacion ndiqni website :
Chamber of Installation Specialists in Bulgaria - CISB
Dhoma e Specialistëve të Instalimit në Bulgari (CISB) është një degë kombëtare e organizatës së personave dhe kompanive, që operojnë në fushat e ngrohjes, ventilimit ajrit të kondicionuar, ftohjes, inxhinierisë elektrike dhe automatizimit, furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, gazifikimit, teknologjive të kursimit të energjisë, burimet e rinovueshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. CISB është një entitet ligjor dhe një organizatë jofitimprurëse e pavarur nga autoritetet dhe organet shtetërore, qeveritare, tregtare dhe kryen veprimtari për përfitime private. Për më shumë informacion ndiqni website tonë :
Albania
National Chamber of Crafts Albania (DHKZ)
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë është krijuar më 19 dhjetor 2017. DHKZ me qendër në Tiranë ka një shtrirje gjeografike në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ka në fokus veprimtarinë artizanale në Republikën e Shqipërisë, kualifikimin profesional në këtë fushë, organizimin e kurrikulave të zejtarisë dhe nxitjen e zhvillimit të saj. Për më shumë informacion ndiqni website tonë :
People in Focus (PiF)
People in Focus (PiF) është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare, jopolitike dhe e pavarur me seli në Tiranë, Shqipëri. PiF punon në fushën e të drejtave të njeriut dhe përfshirjes sociale, dialogut ndërkulturor, qytetarisë aktive, demokracisë, edukimit mediatik dhe fuqizimit të të rinjve. Për më tepër, PiF angazhohet në iniciativa mbi mjedisin e qëndrueshëm dhe tregun e punës nëpërmjet AFP-së dhe sipërmarrjes sociale. Qëllimi i organizates është të mbështësë dhe përfaqësojë shoqërinë shqiptare për t'i dhënë zë shqetësimeve të qytetarëve, si dhe për të promovuar të drejtat e njeriut dhe dialogun. Për më shumë informacion ndiqni website tonë :
Armenia
TANIQ NGO
Shoqata “Taniq“ u themelua në Mars 2018 nga specialistët e "Teknoparkut Shirak" sh.a. Aktivitetet kryesore të OJQ-së zhvillohen në fushën e medias përmes intervistave, fjalimeve dhe diskutimeve online.Temat kryesore janë zhvillimi dhe prezantimi i koncepteve arsimore dhe ekonomike. Për më shumë informacion ndiqni website tonë :
Georgia
Energy Efficiency Centre Georgia (EECG)
Qendra e Efiçiencës Energjitike Gjeorgji është një OJQ me përvojë mbi 20 vjeçare në sektorët e energjisë, industrisë, ndërtimit dhe ofrimit të shërbimeve të konsulencës si auditimi, analiza e politikave, studim para fizibilitetit, sondazhe para investimit, planifikimi i qëndrueshëm i energjisë lokale. Gjithashtu, ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi në energjinë e rinovueshme dhe eficente, fushata ndërgjegjësuese dhe zbatimi i projekteve është në fokusin e organizatës. EEC Georgia është përfshirë në disa projekte të mbështetura nga donatorët në lidhje me krijimin e materialeve të trajnimit dhe kryerjen e trajnimeve për profesionistët dhe përdoruesit në sektorët e lartpërmendura. Për më shumë informacion ndiqni website tonë :
Turkey
SUSTAINABLE DEVELOPMENT AND ENVIRONMENT ASSOCIATION (SUDEAS)
Ukraine
National University of Life and Environmental Sciences of Ukraine (NUBIP)
Sipas statusit të institucioneve të arsimit të lartë, Universiteti Kombëtar i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit të Ukrainës ka nivelin IV të akreditimit dhe është një institucion kërkimor, i cili kryen edukim, kërkim shkencor, inovacion në shkencë, industri dhe aktivitete informative dhe këshilluese. Universiteti Kombëtar i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit të Ukrainës është një nga institucionet kryesore të arsimit, shkencës dhe kulturës në Ukrainë. Për më shumë informacion ndiqni website :
Bulgaria
European Labour Institute – ELI
Instituti Evropian i Punës u krijua si OJQ në qeshor 2002. Aktivitetet kryesore të këtij instituti janë: kërkimet, transferimi i njohurive dhe teknologjisë, zhvillimi dhe zbatimi i projekteve, konsulenca dhe trajnime në fushën e energjisë së rinovueshme dhe efiçencës së energjisë. Për më shumë informacione ndiqni website :