
Objektivat dhe qëllimet e përcaktuara në strategjitë dhe politikat e Bashkimit Europian (EU) për energjinë dhe ato të vendeve pjesëmarrëse kanë sjellë ndryshime në tregun e punës për projektuesit dhe teknikët e instalimeve "inteligjente" dhe sistemeve të energjisë së rinovueshme në ndërtesa.
Sektori ka nevojë për profesionistë me aftësi të reja - jo vetëm njohuri dhe aftësi në fushën e Instalimeve “inteligjente”dhe energjisë së rinovueshme në ndërtesa por edhe në aftësi të buta, ndërpersonale, sipërmarrëse etj.
Objektivi kryesor i projektit VET4GSEB është të transferojë përvojën dhe praktikat e mira në fushën e arsimit dhe formimit profesional nga vendet evropiane (Bullgaria dhe Turqia) tek vendet e tjera pjesëmarrëse në projekt, përkatësisht Shqipëria, Ukraina, Armenia dhe Gjeorgjia. Synimi është që ofruesit e AFP-së të pajisen me materiale trajnimi, zgjidhje të përshtatura sipas nevojave, mjete dhe udhëzues në mënyrë që t'u mundësojë atyre të përditësojnë dhe përmirësojnë programet dhe praktikat e tyre të trajnimit. Në këtë mënyrë, ata mund të përshtasin aftësitë, njohuritë dhe kompetencat me nevojat e tregut të punës gjithnjë e në ndryshim në sektorin e ndërtimit dhe energjisë të rinovueshme.
Kjo do të arrihet përmes një sërë aktivitetesh duke aplikuar qasje inovative. Trajnerë nga ofruesit e AFP-së nga të gjitha vendet pjesëmarrëse do të kenë akses në informacione gjithëpërfshirëse nëpërmjet një platforme online mbi nevojat specifike të tregut, metodat inovative të trajnimit, teknologjitë dixhitale të përdorura në ndërtesat inteligjente, zgjidhje teknike të teknologjisë së lartë për integrimin e sistemeve fotovoltaike në ndërtesa, etj.
Trajnime do të organizohen për ofruesit e AFP-
së nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, të cilët
do të implementohen në 2 faza:
- faza e parë - trajnim pilot në anglisht
për 18 trajnerë
- faza e dytë - trajnime në nivel
kombëtar
Palët e interesuara mund të abonohen në një bulletin informativ nëpërmjet të cilit do të informohen mbi ecurinë e projektit, por gjithashtu do të mund ti bashkohen trajnimeve pilote dhe pasuese.
Zbatimi i aktiviteteve të planifikuara të
projektit është strukturuar në 5 paketa pune si
mëposhtë:
WP1 - Menaxhimi i Projektit
WP2 - Analiza e nevojave dhe zhvillimet
aktuale në AFP
WP3 - Përgatitja e mjeteve dhe materialeve të
trajnimit
WP4 - Trajnimi i trajnerëve (Trajnimi pilot i 3
trajnerëve për shtet + trajnime kombëtare për
10 trajnerë për çdo vend)
WP5 – Diseminimi dhe Impakti